Këngëtari i njohur, Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Geasy, feston ditëlindjen e tij të 40-të. I lindur më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, Getoari është një prej figurave më të njohura të industrisë “rap”.

Edhe pse dedikimet e urimet për të kanë qenë të shumta në rrjete sociale, më të veccantin e ka marrë së fundmi nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

“Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti e meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”, ka qenë shkrimi i Marinës në faqen e saj në Instagram.

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë pjre disa vitesh tashmë në një lidhje dashurie dhe janë një prej ccifteve më të përfolura në botën e shoëbizz në Shqipëri.

Moderatorja Marina Vjollca e ka shprehur gjithmonë dashurinë e saj për Getoar Selimin në daljet publike që ka bërë, ndërsa Geasy nga ana tjetër, ka qenë më i rezervuar…