Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka bërë një urim special për nusen e djalit të saj, Herolina. Për ditëlindjen e kësaj të fundit, këngëtarja shqiptare ka ndarë një foto të ëmbël me nusen…

“Urime ditëlindja Herolina. Freskia e familjes sime”, ka shkruar Gili, duke treguar kështu dhe raportin e afërt që ka me nusen e saj.

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja bëri me dije se djali i saj, Roberti dhe Herolina do të bëheshin prindër për herë të parë.

Përmes një videoje që publikuan në rrjete sociale, ata zbuluan se do të bëhen me një djalë. Kujtojmë që Roberti dhe Herolina u martuan në fillim të këtij viti në Maldive.

Sa i takon vetë Gilit, ajo nuk i është ndarë kurrë tregut muzikor shqiptar, duke qenë shumë aktive me projekte, koncerte dhe dasma, duke treguar që mosha për të është vetëm një numër…