Një biznesmen kanadez me origjinë italiane e ka quajtur fëmijën e tij Gioiello Pirlo pas një premtimi që i ka bërë trajnerit aktual të Juventus -it, kur ai luante në kampionatin amerikan me New York FC.
Siç ka bërë të ditur Fanpage.it, Giancarlo Cusano ka vendosur ta quajë fëmijën e tij të parë Gioiello Pirlo Cusano në nder të trajnerit të bardhezinjve.
Arsyejaështë një premtim që i ka bërë disa vite më parë, kur Pirlo ishte akoma një futbollist dhe vishte fanellën e Neë York FC.
Ka qenë vetë burri që e ka lajmëruar vendimin e tij në rrjetet sociale pas lindjes 9 janarin e kaluar të fëmijës. Biznesmeni ka publikuar disa fotografi në Instagram me gruan dhe të voglin e sapolindur.
“Të kam thënë se do ta quaja djalin tim si ti, dhe t’i më ke thënë ‘Më mirë Andrea'”, ka qenë mesazhi i Cusanos për Pirlo-n.
View this post on Instagram