Stilisti i madh italian me famë ndërkombëtare, Giorgio Armani, edhe pse duket të ketë arritur shumëçka në jetën e tij sërish duket i palumtur!

Arsyeja? Mosha 88-vjeçare! Në një rrëfim për CNN, Armani ka folur veçanërisht për veten e tij dhe moshën e thyer, duke thënë se duhet t’i harrojë vitet mbi supe.

Duhet të harroj që jam 88 vjeç, përndryshe ka mbaruar. Duhet të provoj sikur kam filluar sot dhe ky është një problem sepse kur zgjohem në mëngjes, jam 88 vjeç, gjë që është shumë e vështirë. Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse dua që puna ime aktuale të vlerësohet, të mos ketë çmim për atë që kam bërë. Kjo është ajo që më zgjon çdo mëngjes. Unë ende duhet të testoj veten- tha Giorgio Armani për CNN.