Giorgio Armani dhe kompania e tij e modës ka vendosur të hapë dyert e sallës së eventeve të saj për ta kthyer në një qendër vaksinimi. Kjo sallë është e pozicionuar në Lombardi (në Milano) dhe procesi i vaksinimit do të kryhet në “Teatrin Armani”.

Kjo është salla që gjithnjë mirëpret eventet e modës të stilistit të njohur italian kur ato zhvillohen në Milano. Në shkurt të 2020-ës, ai organizoi në atë sallë një sfilatë mode me dyer të mbyllura. Ende nuk dihet data se kur do të nisë vaksinimi në këtë sallë mode.

Ne duam të ndihmojmë autoritetet shëndetësore në këtë punë të madhe që bëjnë me vaksinimin e popullsisë, duke qenë se nuk kanë shumë struktura për ta kryer këtë proces. Unë e kam dëshiruar shumë këtë nismë”, tha Giorgio Armani.