Ibrahimovic e mbylli sezonin e shkuar teksa i gjithë viti iku mes infermierisë dhe pak fushës, aq sa mungoi në mbi 50% të ndeshjeve…

Suedezi u dëmtua ndaj Juventusit dhe vazhdon periudhën e rehabilimit por sipas disa medieve, gjendja e tij nuk është fort e mirë dhe Milani është i shqetësuar për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i kombëtares suedeze në konferencën për shtyp, teksa u ndal për të komentuar gjendjen e Zlatan Ibrahimovic.

Andersson, në fakt, zbuloi se ai e kishte komunikuar me sulmuesin e Milanit në telefon pas rasteve pozitive me Covid të Kulusevski dhe Svanberg.

Këto janë deklaratat e tij: “Unë kam pasur kontakt me Zlatan. Ai nuk është aq përpara në rikuperim, siç e kishim kuptuar që nga fillimi.

Sigurisht që bëra një kontroll shtesë për të parë se si po shkon rehabilitimi i tij. Ne nuk prisnim të ishim në gjendje ta thërrisnim atë, por unë e kontrollava për të qenë i sigurt.

Ai nuk është aq i përparuar në zhvillimet e rehabilitimit. Do të kisha folur me të pavarësisht nga këto dy humbje lojtarësh, por natyrisht që kam përfituar nga rasti të kontrolloj kur lindi kjo situatë”.