Dejan Lovern, mbrojtësi kroat i Zenit, ka një marrëdhënie unike me Mohamed Salah, sulmues i Liverpool.

Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, mbrojtësi ka folur edhe për të ardhmen e yllit të Klopp.

“Salah është special. Flasim shpesh dhe mendoj se miqësia jonë do të zgjasë për shumë vite. Mohamed është më shumë se një mik, e di, i kam thënë se mund të më telefonojë kur të dojë, dhe nuk ka rëndësi për çfarë flasim, jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin”, ka thënë Lovren.

“Më vjen mirë që ka qenë përsëri një nga golashënuesit më të mirë të Premier League, edhe në një sezon të vështirë për Liverpool-in. Kjo do të thotë shumë për cilësitë që ka”, ka shtuar Lovren.

Në lidhje me të ardhmen e egjiptianit:

“Nuk mund të flas në emër të tij ose për planet që ka, por është shumë i ngjashëm me mua. Nëse është i përqendruar, jep gjithçka për skuadrën.  E ka treguar në sezonin e kaluar, duke shënuar 22 gola në Premier League”, ka thënë Lovren.

“Megjithatë, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë në futboll. Mund t’i uroj të fitojë shumë trofe me Liverpool-in. Gjërat mund të ndryshojnë  shpejt në futboll, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë…”.