Sipas një sondazhi të bërë nga agjencia gjermane SID, 84% e tifozëve të pyetur duan dorëheqjen e Joachim Low.

Humbja 6-0 e pësuar të martën në mbrëmje kundër Spanjës është vetëm maja e ajsbergut e një skuadre që koleksionon vetëm zhgënjime prej dy vitesh.

Low është në stolin e Gjermanisë nga 2006-ta.

Pavarësisht nga dëshira e tifozëve, 60-vjeçari është akoma i sigurt, të paktën deri për Europianin.

Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e federatës gjermane.