Gjermania do të dhurojë deri në 30 milionë doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të këtij viti. Këto doza do të skojnë për programin e ndihmës Covax, nga e cila përfiton edhe Shqipëria.

Ndërsa Italia, ka premtuar se do të dhurojë për Covax deri në 15 milionë doza anti-Covid deri në fund të këtij viti. Covax është një program ndërkombëtar që ka si objektiv shpërndarjen e barabartë të vaksinave për vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë me dije se pandemia Covid-19 do të përfundojë pasi të vaksinohet të paktën 70% e popullsisë botërore. Kjo shifër është ende larg, pasi ka ende shumë vende në Europë e botë që kanë nivel të ulët të vaksinimit.