Sipas mediave gjermane, kanceljarja Angela Merkel ka arritur një marrëveshje për një “lockdown” edhe më të fortë në javët në vijim. Ky “lockdown” parashikon një mbyllje të të gjitha supermerkateve për 5 ditë, në javën e parë të prillit (gjatë Pashkëve).

Në këtë marrëveshje, Merkel ka arritur të marrë aprovimin e presidentit bavarez Soeder, zv.kancelierit Scholz dhe kryetarit të bashkisë së Berlinit. Duket se Gjermania kërkon të vendosë një mbyllje totale për disa ditë, për të frenuar pandeminë Covid-19.