Situate e pandemisë Covid-19 vijon të jetë problematike në mjaft vende të botës, ndërkohë që vaksinimi vijon në shumë vende të botës.

Në Brazil, situata vijon të jetë problematike, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2245 viktima dhe gati 68 mijë të infektuar me koronavirus. Ky lajm konfirmohet nga Ministria Braziliane e Shëndetësisë, që shton se në total janë 456 mijë viktimat nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i infektimeve ka shkuar në 163 milionë njerëz.

Ndërkohë, në Gjermani, duke nisur nga data 7 qershor, do të nisë vaksinimi i personave mbi 12 vjeç, të cilët mund të marrin dozën e parë. Lajmin e konfirmoi kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi një takimi me drejtuesit e qeverisë dhe landeve. Gjithsesi, kjo vazë e vaksinimit do të varet edhe nga përgjigjgja që do të japë EMA (Agjencia Europiane e Barnave).

Qeveria franceze, ka bërë me dije sot se të gjithë personat që do të vijnë nga Britania e Madhe do të qëndrojnë 5 ditë në karantinë të detyrueshme. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga dita e hënë (31 maji). Objektivi i qeverisë franceze është mbrojtja e vendit nga variant indian i Covid-19, që qarkullon në Angli.