Gjermania inauguroi linjën e parë hekurudhore në botë plotësisht me energji hidrogjeni. Ky është projekti i parë në botë që udhëton në binarët e transportit ekologjik, pavarësisht se ka pasur disa probleme me furnizimin.

Në total, 14 trena u ndërtuan nga kompania franceze Alstom e cila i furnizoi ata në Saksoninë e Ulët. Këta trena lidhin qytetet Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude.

Landesnahverkehrsgesellschaft Niedersachsen ka filluar funksionimin e 14 trenave me hidrogjen në mënyrë që të zëvendësojë gradualisht lokomotivat me naftë në një shtrirje 100 km (60 km) të rrugës në Gjermaninë veriperëndimore.

Trenat Coradia iLint të Alstom fuqizohen 100% nga hidrogjeni dhe përdoren për transportin e pasagjerëve, siç nënvizohet nga grupi industrial francez.

Treni mund të udhëtojë gjatë gjithë ditës me një rezervuar hidrogjeni, për t’u furnizuar më pas – gjatë natës – në stacionin e furnizimit Linde.

Trenat janë të pajisur me sistemet e qelizave të karburantit Cummins, një kompani amerikane që do të furnizojë “54 sisteme të qelizave të karburantit për Alstom për një porosi prej 27 trenash Coradia iLint që do të dorëzohen në zonën metropolitane të Frankfurtit”, siç konfirmoi kompania amerikane.

Para se të hidheshin në qarkullim, trenat u testuan për dy vjet në disa rajone, duke përfshirë Austrinë, Holandën, Poloninë dhe Suedinë.

Trenat me hidrogjen kanë një objektiv të rëndësishëm: të vazhdojnë me dekarbonizimin e sektorit hekurudhor dhe të përmirësojnë transportin hekurudhor, duke lënë mënjanë naftën, e cila ende përdoret për të furnizuar 20% të udhëtimeve në Gjermani. Në këtë mënyrë ne vazhdojmë të mbrojmë mjedisin, duke ndikuar dukshëm më pak në mbinxehje të klimës.

Teknikisht, këta janë trena me emetim zero, të cilët – për të funksionuar – përziejnë hidrogjenin e pranishëm në bord me oksigjenin e marrë nga mjedisi, me anë të një qelize karburanti të instaluar në çati. Në këtë mënyrë prodhohet energji elektrike që lejon trenin të lëvizë.

Operatori rajonal hekurudhor LNVG tha se linja e trenit e prodhuar, kushton 93 milionë euro, do të parandalonte lëshimin e 4,400 tonëve CO2 në atmosferë çdo vit.