Gjermania regjistron 29.426 raste të reja më koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e infektimeve që nga data 8 janar e këtij viti. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 293 viktima nga Covid-19.

Këto shifra kanë rikthyer alarmin në Gjermani, që duket se mund të rikthejë disa masa të forta për të frenuar këtë rritje të të infektuarve. Pritet që kancelarja Angela Merkel të diskutojë për vendosjen e një “lockdown” deri në fund të prillit.

Situata është kritike edhe në Argjentinë, ku u regjistrua rekordi i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë: 25.157 persona në 24 orët e fundit. Kjo ka detyruar presidenti Alberto Fernandez të marrë masa të reja për parandalimin e pandemisë.

Masat kryesisht janë vendosur në Buenos Aires, ku nis ndalim-qarkullimi nga ora 20 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Edhe orari i aktiviteteve do të jetë i limituar nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites.