Vrasje e dyfishtë dhe më pas vetvrasje. Është kjo ngjarja e rëndë që ka tronditur Belgjikën dhe botën e Formula 1. Drejtuesja e pistës legjendare belge të SPA Francorchamps, Nathalie Maillet, është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj. Bashkë me të ishte edhe një person tjetër, një grua, që gjithashtu është gjetur e vrarë.

Të dyja këto gra janë vrarë nga Franz Dubois, bashkëshorti i drejtoreshës së pistë, që më pas ka vrarë veten. Sipas mediave belge, Dubois ka gjetur bashkëshorten e tij në shtrat me një femër tjetër dhe më pas ka kryer krimin e shëmtuar.

Alarmin e dhanë organizatorët e një gare rally në Belgjikë, që zhvillohet pikërisht në pistën e SPA. Në atë garë mungoi drejtoresha e pistës dhe më pas ata lajmëruan policinë, që gjeti 3 viktimat në shtpinë e saj , në Gouvy.

Në pistën e SPA do të zhvillohet më 29 gusht gara e radhës së botërorit 2021 të Formula 1.