Kur ndodhesh me shpatullat pas murit, në luftë, çdo mjet me katër ose dy rrota mund të rezultojë një instrument shumë i rëndësishëm për të përmbysur fatin e  dyluftimit.

Këtë e di mirë ushtria ukrainase, që kohët e fundit ka zbuluar s e  përdor biçikletat elektrike për të shkatërruar tanket e ushtrisë ruse. Më saktësisht, ato që përdoren janë modelet e prodhuara në Ukrainë Eleek dhe ato të kompanisë amerikane Delfast.

Bëhet fjalë për biçikleta që mund të ecin në rrugë të asfaltuara dhe jo. Por, mbi të gjitha, janë elektrike, dhe domethënë që nuk bëjnë zhurmë.

Ndryshe nga motorët apo mjete të tjerë me motorë endotermikë, gakti se nuk bëjnë zhurmë bën të mundur që të veprojnë pa u dëgjuar nga armiku. Shpejtësia është një tjetër pikë e fortë.

Biçikletat janë mjete të lehtë dhe mjaft të shpejtë për të lëvizur përmes fushës së betejës: një aftësi që mund të rezultojë thelbësore për mbijetesën.

Falë këtyre mjeteve ushtarët ukrainas mund të udhëtojnë duke transportuar edhe një raketë të vogël që është në gjendje të shkatërrojë tanket ruse.

Biçikletat e para që kanë shkuar në front janë Atom të markës ukrainase Eleek: biçikleta rreth 70 kg që arrijnë një shpejtësi maksimale rreth 90-100 km/h.

Më pas kanë qenë amerikanët që kanë shkuar në ndihmë duke dërguar biçikletat e kompanisë Delfast, që kanë më pak shpejtësi, por një autonomi që mund të arrijë deri në 370 km.