Një pjesë e mirë e njerëzve në botë mendojnë që këngëtarët që merren me muzikën rep, nuk janë aq të dashur. Por kjo nuk qëndron aspak për artistin tonë të dashur shqiptar, Getoar Selimi.

Prej disa vitesh, Geti ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Marina Vjollcën. Çifti simpatik janë prindër të një vajze të vogël, Marget, e cila për pak javë do të festojë edhe ditëlindjen e parë.

Marina dhe Getoari nuk ngurojnë ta tregojnë dashurinë e tyre për të bijën, teksa shpesh herë i shohim të publikojnë foto ose video në rrjete sociale, ku kryeqendra sigurisht është Marget.

Por nëse Getoari është pak më i tërhequr nga rrjetet sociale dhe mami Marina është ajo që poston më shumë foto të familjes, së fundmi reperi na ka habitur duke publikuar një foto vetëm me të bijën e duke shkruar krahas saj ‘Gjithçka e imja’.