Irma Libohova është pa dyshim një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare. Edhe pse tashmë është ‘një veterane’ në muzikë, ajo vijon të mbetet mjaft e preferuar nga shqiptarët.

E kur bëhet fjala edhe për festa të mëdha, siç mund të jenë dasmat, Irma është një nga këngëtaret e përzgjedhura nga shumë çifte që duan ta kenë atë dhe zërin e saj, pjesë të ditës së tyre më të rëndësishme.

Kështu, Irma, përveç koncerteve, merr pjesë edhe në gëzime të tilla. Pjesëmarrjen në dasma e vërteton edhe vetë Irma, ku herë pas here publikon apo shpërndan videot ku ajo këndon, të ndjekësve të saj të cilët e etiketojnë në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa momente gëzimi nga një dasmë ku ajo ka performuar, duke mbyllur edhe këtë sezon veror të dasmave.

Por çudia ka ardhur nga një ndjekëse e këngëtares, që duket se nga dhjetëra komentet pozitive, i ka ngritur nervat Irmës.

Ndjekësja shkruan se i vjen keq që një diva e tillë si Irma ka përfunduar në dasma, ndërsa replika e menduar e Irmës ishte tejet goditëse, duke sjellë edhe replika të tjera në drejtim të komentueses.

“Do t’i lë këta njerëz që e shohin këtë post të përgjigjen ty” – i kthen Irma Libohova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova)