Organizatorët e grand slam të Australian Open, që nis më 8 shkurt në Melburn, nuk duan të vënë në rrezik si eventin ashtu dhe jetën e sportistëve pjesëmarrës, stafeve të tyre etj. Për këtë arsye, të gjithë pjesëmarrësit, do të zbatojnë me përpikmëri të gjitha protokollin anti-Covid që është miratuar.

Për ata që nuk do të zbatojnë këtë protokoll, do ta anashkalojnë apo thyejnë atë, do të ketë masa të ashpra ndëshkimore. Lajmin e konfirmoi Craid Tiley: “Do të ketë gjoba deri në 20 mijë dollarë për ata që shkelin protokollin. Do të ketë edhe skualifikim nga turneu apo humbje të premios për tenistët”.

Por këto nuk janë dënimet e vetme. “Karantina e detyrueshme kur tenistët të vijnë në Melburn mund të përsëritet në rast se do të kemi probleme gjatë turneut. Do të ketë edhe izolime në hotel apo deri në arrestime e përjashtime urgjente nga Australia në rast se do të keët shkelje të rënda”, tha Tiley.

Nëse ka tenistë që nuk mund t’i respektojnë dot këto rregulla, atëherë më mirë të mos vijnë në Australi”, tha Tiley. Sot kanë nisur turnetë kualifikues të Australian Open. Gjatë eventit pritet që në zonën ku do të luhen ndeshjet dhe akomodohen tenistët të jenë deri në 1200 persona.