Për disa javë rresht, ata ishin lajmi i mëngjesit dhe i mbrëmjes për çdo kënd. Gjyqi i ish-çiftit të njohur në botë, aktorit Johnny Depp dhe ish-partneres së tij, Amber Heard do të bëhet film!

Po po, e gjithë beteja e tyre disa mujore ligjore dhe marrëdhënia e tyre si çift do të bëhet film e pritet të titullohet: ‘Hot Take: The Depp/Heard Trial‘. Rolin e Johnny Depp pritet ta luajë Mark Hapka, ndërsa në rolin e Amber do të jetë Megan Davis. Regjisore e filmit do të jetë Sara Lohman, teksa i gjithë filmi është shkruar nga Guy Nicoluçi.

Një film që po pritet me shumë kërshëri, ashtu sikurse në fakt u prit edhe vendimi i gjykatës se kush nga palët kishte të drejtë.

Në muajin qershor, gjykata në Virxhinia i dha të drejtë Johnny Depp-it, i cili kishte paditur të shoqen për shpifje, duke fituar kështu edhe 10 milionë dollarë dëmshpërblim.