Në fushë nuk arriti të shënojë dhe Borussia Dortmundi i tij humbi, megjithëse me “karar”, 2-1 ndaj Manchester City. Kualifikimi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbetet plotësisht i hapur pas sfidës së mbrëmshme në “Etihad”. Erling Haaland do të ketë mundësinë ta kompensojë veten në kthim, pas një jave.
Pavarësisht gjithçkaje, ai ende mbetet shënuesi më i mirë i këtij edicioni të turneut më të madh kontinental për klubet. Fama e një bomberi të vërtetë i paraprin atij kudo, madje edhe në botën e arbitrave.
A referee’s assistant should not be asking a player for autographs after a match in the tunnel as happened with Haaland.
UEFA won’t want to see this surely pic.twitter.com/nA94n3k27W— Rob Harris (@RobHarris) April 6, 2021
Mbrëmjen e kaluar, menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë, sulmuesi norvegjez u filmua nga kamerat brenda tunelit të stadiumit ndërsa po firmoste një autograf në fletoren e ndeshjes për një nga gjyqtarët e ndeshjes (anësorin Hategan), padyshim një nga admiruesit e tij të shumtë.
Një gjest që nuk e skandalizoi aspak Pep Guardiolën, i cili në konferencën për shtyp u shpreh: “Më thanë, por unë nuk pashë asgjë. Ndoshta gjyqtari është një tifoz i Haaland, kështu që pse jo. Arbitrat ishin shkëlqyeshëm, ndeshja nuk pati asnjë problem”.