Gruaja suedeze e guximshme 103-vjeçare siguroi rekordin botëror për personin më të vjetër që ka kryer një hedhje me parashutë. Rekordin e së dielës, ajo e përshkroi si një përvojë pozitive, pavarësisht nga pamja e saj e dobët.

“Ishte e mrekullueshme ta bëja këtë, unë kam menduar për të prej një kohe të gjatë”, – tha Rut Larsson për agjencinë suedeze të lajmeve TT, duke shtuar: – Gjithçka shkoi siç ishte planifikuar”.

Me familjen dhe miqtë që prisnin në aeroportin poshtë, Larsson e përfundoi hedhjen në ajër lidhur me parashutistin Joackim Johansson në Motala, 240 kilometra (150 milje) në jugperëndim të Stokholmit.

Dyshja zbriti në tokë pa probleme, ndërsa ndihmësit nxituan të kapnin për krahu Larsson për ta ndihmuar të ngrihej në këmbë. E pyetur se çfarë pa dhe ndjeu ndërsa zbriste, Larsson u përgjigj: “Në ditët e sotme nuk shoh aq mirë, por u ndjeva mirë”.

Një zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness ishte i pranishëm për të regjistruar hedhjen e 103-vjeçares me parashutë. Larsson (e cila është 103 vjeçe e 259 ditë), ka thyer rekordin e mëparshëm prej 103 vitesh e 181 ditësh. Rekordmenja e re planifikoi ta festonte këtë moment “me një tortë të vogël”.