Përpara 20 vitesh, ai luajti rolin kryesor në filmin e famshëm dhe të njohur nga të gjithë ‘‘ Gladiatori‘‘, ndërsa tashmë rikthehet në Romë si njeriu që mori famën nga ai film.

Është fjala për aktorin e mirënjohur Russell Crowe, i cili njihet ndryshe si Maximus. Së fundmi ai ka bërë një vizitë në kryeqytetin italian së bashku me fëmijët e tij, teksa ka vizituar Koloseun e Romës.

Ai ka publikuar disa foto në profilin e tij zyrtar në Tëitter, teksa bie në sy fotoja që ka publikuar me fëmijët e tij dhe të dashurën Britney Theriot, 31 vjeç.

‘‘Duke dërguar fëmijët për të parë zyrën time të vjetër‘‘ – shkruan përbri fotos Russell Crowe.

Russell Crowe e vazhdoi më tej turin e tij duke vizituar shatërvanin e njohur Trevi, teksa e përshkruan si një nga vendet e tij të preferuara në univers.

Aktori dhe regjisori i njohur ka marrë çmimin e Akademisë për aktorin më të mirë në filmin ‘‘Gladiatori‘‘, që ka marrë edhe çmimin si filmi më i mirë.

Për momentin, Russell Crowe po merret me xhirimin e filmit të tij më të ri ‘’The Pope’s Exorcist‘‘ në Romë, ku ai do të ketë rolin kryesor.