Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani janë kryefjala e cdo lajmi. Dyshja tashmë po shijojnë marrëdhënien e tyre, ku së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ku tregon se si po e shijon fundjavën me partneren e tij.

Donaldi ka postuar një video mjaft pikante të Borës, e cila shfaqet në një lëndinë me bar. Por jo vetëm kaq pasi Donaldi e ka quajtur atë “Gocë fshati”.

Para pak ditësh, Bora Zemani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse.

Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete”, u shpreh Bora.