Në shtëpinë e Inter-it gjithë vëmendja është te Romelu Lukaku, për të cilin po shtohen zërat për një transferim te Chelsea në merkaton e verës.

Megjithatë, nuk është i vetmi operacion në të cilin janë të përfshirë zikaltrit. Në fakt, po flitet edhe për një transferim të Andre Onana në Milano verën e ardhshme, kur do të lirohet me kosto zero nga Ajax.

Sipas France Football, Onana ka arritur një marrëveshje me Inter-in për sezonin 2022/23.

Portieri i Ajax do të merrej me kosto zero nga kampionët e Italisë për të marrë vendin e Samir Handanovic.