Pjesa e parë e Fiorentina-Juventus, e vlefshme për javën e pestë të kampionatit italian është mbyllur në barazim 1-1.

Nëntë minutë kanë mjaftuar për miqtë që të gjejnë golin e avantazhit me Milik, i cili ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të shënuar.

VIDEO – GOLI I MILIK – VIDEO

Kundërpërgjigjja e vendasve ka ardhur njëzet minuta më vonë edhe falë një përgjumje të skuadrës së Massimiliano Allegri-t.

Në fakt, skuadra vjollcë ka realizuar me një kundërsulm të shpejtë pas një goditje këndi të bardhezinjve, me këta të fundit që janë kapur në befasi dhe janë ndëshkuar nga Kouame.

VIDEO – GOLI I KOUAME – VIDEO

Dy minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur një shans i artë për Fiorentina-n që të përmbyste ndeshjen pas një penalltie të shkaktuar nga Paredes për një prekje të topit me dorë në zonë.

Te pika e bardhë është paraqitur ish-sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, goditja e të cilit është devijuar në shtyllë nga Perin.

VIDEO – PENALLTIA E JOVIC – VIDEO