Goga Basket triumfoi 75-73 ndaj Teutës në finalen e dytë play off në basketboll për meshkuj, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ndeshje u luajt në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, një sfidë ku nuk mungoi rivaliteti dhe emocionet deri në fund.

Teuta, pas fitores në sfidën e parë, nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë, duke u ndalur në shtëpinë e saj. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi Goga Basket, më e saktë. Vendasit patën një shans të barazojnë shifrat në sekondën e fundit, por pa sukses.