Barcelona ka arritur një fitore të thjeshtë dhe zbavitëse ndaj Real Valladolid duke shënuar 4 gola por sigurisht që skenën e ka vjedhur Robert Leëandoëski me dy golat e tij, të parët në Camp Nou…
Sulmuesi polak, për të cilin kishte dyshime nëse do të vazhdonte të bënte po aq gola sa në Bundesliga ku kundërshtarët mund të ishin nivel më i ulët, duket se po e tregon me fakte.
Dhe, pas një goli të parë të bukur si “skifter” brenda zonës së rreptësisë dhe pasi Pedri dyfishoi në fund të pjesës së parë shifrat në 2-0, në 45′ e dyta erdhi një gol i çmendur nga Lewa.
Dembele asiston brenda zonës dhe në pozicion të prirët duke u shoqëruar nga mbrojtësi kundërshtar, Leëa shpik një goditje me thembër që befason portierin dhe mbrojtësin duke magjepsur… Goli i katert me pas u shenua nga Sergi Roberto.
Robert Lewandowski është lojtari i parë që shënon katër gola në tre ndeshjet e tij të para në La Liga që nga Radamel Falcao për Atletico Madrid në 2011 dhe i pari që e bën këtë për Barcelonën në të gjithë shekullin e 21-të. Ndikues… shkruan Opta!