Google ka marrë vendimin që të fshijë nga lista e kërkimeve adresat private dhe numrat personale celularë të personave, në rast se ata nuk dëshirojnë që ato të shfaqen kur dikush kërkon informacion të detajuar. Gjiganti amerikan i kërkimit ka vendosur që të dhënat personale të mos shfaqen gjatë një kërkimi.

Kjo do të bëhet për të evituar që personazhet e njohura të bien pre e mashtrimit, vjedhjes apo kërcënimit. Në fakt, kjo do të konsiderohet si një masë mbrojtëse për personat që nuk dëshirojnë të shfaqen të dhënat e tyre personale (adresa e banimit, numri i llogarisë bankare, numri i celularit etj).

Në këtë masë mbrojtëse do të përfshihen edhe firma personale e këtyre personave, kartelat mjekësore, videot me “pullë të kuqe”, apo imazhe të modifikuara në kompjuter. Këta persona mjaftojnë të bëjnë kërkesë pranë “google”, duke identifikuiar edhe adresat që tregojnë të dhënat e tyre personale.