Atalanta vazhdon të fluturojë në Serinë A.

Pas pesë golave të shënuar ndaj Sassuolo-s, bergamaskët janë konfirmuar një makinë golash edhe kundër Parma-s, e mposhtur 3-0 në javën e 16-të.

Përsëri protagonistë Muriel, Zapata dhe Robin Gosens.

Mbrojtësi gjerman i krahut, falë golit dhe asistit të dhënë kundër Parma-s ka vendosur një rekord në Serinë A. Siç ka bërë të ditur Opta, në fakt, nga debutimi i tij në Serinë A në 2017/18, Gosens është mbrojtësi që ka marrë pjesë në realizimin e numrit më të madh të golave në kampionatin italian me 18 gola dhe 14 aiste.

Gosens ka kaluar atë që mbante deri tani skeptrin e mbrojtësit të krahut më të mirë, Aleksandar Kolarov, i ndalur në 31.