Edhe pse ai nuk qëndroi shumë gjatë në shtëpinë e Big Brother VIP, sërish ia doli të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe të binte shumë në sy. Bëhet fjalën për ish-futbollistin e njohur nga Kosova, Granift Cana, i cili që pas daljes së tij nga shtëpia ka vendosur të qëndrojë larg kamerave.

Mirëpo, së fundmi, Graniti ka dhënë një intervistë për emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, me Ester Bylykun, ku ka komentuar lidhjen e tij me konkurrentët e tjerë të edicionit të parë të këtij reality show. Ai tregoi me të gjithë ruan një marrëdhënie korrekte, por nuk është se është i afërt me asnjërin nga ata.

I pyetur për fituesin e edicionit të parë, Ilir Shaqiri, Graniti u shpreh se balerini ka shfrytëzuar rastet e tij me Fifin për t’u bërë protagonist, ndërsa e konsideroi si një person dinak.

“Ai e shfrytëzonte rastin tim me Fifin, që të bëhej protagonist. Vinte sikur po na ndihmonte, por ishte dinak,”-u shpreh Granit Cana në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora me moderatoren Ester Bylyku.