Instituti Cancer Research UK ka bërë së fundmi një hulumtim në lidhje me temën “Kush janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës, burrat apo gratë?”. Përfundimi i këtij hulumtimi ka qenë se burrat janë më të predispozuar të ndërrojnë jetë nga ky lloj kanceri në krahasim me gratë.

Nëse flasim me shifra, 1400 meshkuj humbin jetën nga kanceri i lëkurës në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, teksa sa i përket numrit të vdekjeve të femrave, kjo shifër është shumë herë më e ulët. Gjithashtu, të tjera përfundime janë arritur gjatë këtij hulumtimi, ku normat e vdekshmërisë për gratë ka rënë me 9% në 10 vitet e fundit, teksa e kundërta qëndron për burrat, ku nuk ka pasur asnjë rënie. Prej vitit 1970, vdekshmëria te meshkujt është rritur me 219%, ndërsa te femrat me 76%.

Sipas studimeve, ky fenomen ndodh për shkak të mos-mbrojtjes nga dielli, që është një nga faktorët kryesore. Burrat, në krahasim me femrat janë më pak të pakujdesshëm ndaj rrezeve të diellit, që kanë ndikim kancerogjen në trupin tonë, ndërsa gratë janë më të kujdesshmë, duke përdorur kremra të ndryshëm kundër diellit që minimalizon dhe ul fuqinë e ndikimit të tyre në trupin tonë.

Shefja e këtij institute bëri thirrje për të gjithë që të përdoret krem kundër diellit dhe të qëndrojmë larg rrezeve të diellit.

Gjithashtu, edhe nishanet në trupin e njeriut nuk duhen anashkaluar. Herë pas here mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të nishaneve, pasi në shumë raste, atom und të ndryshojnë madhësi apo formë. Kjo mund të jetë një shenjë e qartë e kancerit të lëkurës në trup, ose e njohur ndryshe si melanoma.