Ngjarja në Kosovë, ku një e mitur u përdhunua nga 5 persona, i ka tronditur të gjithë. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar të revoltuar, mes tyre dhe këngëtarja Rozana Radi.

Rozana ka kërkuar që të jepet dënim maskimal për çdokënd që guxon të vërë qoftë edhe një gisht mbi një vajzë apo grua. “Ky është momenti gra dhe vajza. O të presim që këta mjeranë të na dhunojnë ose të bëhemi luftarake e ti dalim Zot vetes.

GRATË DHE VAJZAT NUK PREKEN AS ME NJË TRËNDAFIL. Na keni marrë gjumin sot o përbindësha por gojën s’na e mbyllni dot! Nuk ka nënë, motër që sot fle!

Jeta do të ishte një jetë e pa vlerë pa vajzat dhe gratë, falenderoini ndyrësira që guxuat ti shkatërronit ëndrrat një fëmije.

Unë besoj me gjithë fuqinë e shpirtit që nesër në shesh të shikoj dhe djem e burra që bashkohen me ne për ti thënë STOP dhunës.

Uroj t’i jepet dënimi maksimal atyre DITË SHKURTËRVE që vënë qoft edhe një gisht mbi trupin e një vajze/gruaje”, shkroi Rozana.