Elisabetta Gregoraci nuk mund të gjejë një partner. Prezantuesja dhe ish-bashkëshortja e Flavio Briatore-s ka folur për këtë temë gjatë një interviste intime për të përjavshmen Grazia, ku ka treguar se sipas saj nuk mund të gjejë partner për një arsye:

“Burrat kanë frikë nga një grua me personalitet të fortë, aftësitë e saj të forta organizative dhe fakti që ajo është një grua e ashpër”.

Pas përfundimit të martesës me Briatoren, ajo u lidh me Francesco Bettuzzi-n. Një lidhje që nuk zgjati me kalimin e kohës dhe u mbyt pak pas krijimit.

Kjo situatë duket se e bën të vuajë shumë kalabrezen, e cila do aq shumë t’ia “bënte të njohur shpirtin e saj” një personi të veçantë, pastaj të vlerësohej për atë që është, pa marrë  parasysh pamjen e saj fizike.

Përveç kësaj, të kesh një djalë adoleshent dhe një ish-bashkëshort të njohur si Briatore nuk të ndihmon shumë. Prandaj, gjetja e dashurisë së vërtetë për të nuk është aspak e lehtë dhe e sigurt.