Kur flitet për këngëtaren e njohur shqiptare, Greta Koçi, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën e saj. Por ditën e sotme, Greta feston ditëlindjen e saj të 31-të dhe ka publikuar një video me një gotë shampanje në dorë duke festuar.

Batuta “Greta është ende 16 vjeçe”, është shumë e përdorur nga të gjithë shqiptarët. Por ka kaluar shumë kohë që kur ajo batutë përdorej pothuajse nga të gjithë, por këngëtarja e ka rikthyer sërish në vëmendje disa javë më parë.

Greta është shumë aktive në rrjetin social Tik Tok dhe ka realizuar një video, ku përdor këtë batutë. “Moj ti çupë sa vjeç je?

Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka ndarë me fansat e saj në Tik Tok. Më pas, Greta e publikoi këtë video edhe në Instagram, duke mos treguar aspak komplekse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)