Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka rrëfyer së fundmi më shumë detaje rreth jetës së saj personale, martesës së saj dhe djalit që i ka vjedhur asaj zemrën.

E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Greta ka zbuluar se partneri i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit.

Pjesë nga intervista:

Greta Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.

Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?

Greta Koçi: Shqiptar.

Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.