Barcelona humbi me rezultatin 3-2 ndaj Bilabos dhe humbi Superkupën e Spanjës. Antonie Griezmann realizoi dy gola në humbjen e ekipit të tij dhe pas disfatës foli hapur kundër mbrojtjes.

Po përjetoj ndjesitë e atij që ka humbur. Jemi të zemëruar, të zhgënjyer, të lodhur dhe të mërzitur. Kur humbet një finale, këto janë gjërat që ndjen dhe përjeton. Luajtëm shumë keq në mbrojtje, edhe pse e dinim që skuadrat e Marcelinos janë të vështira për t’u sfiduar.

“E përsëris, ishim skandal në mbrojtje dhe detajet bënë diferencën në këtë përballje. Kur topi del jashtë ose kur është e nevojshme për të vrapuar, dikush duhet të ulërijë. Kartoni i kuq i Messit? Sinqerisht që nuk e pashë se çfarë ndodhi“, – tha sulmuesi francez.