Martina Maccari apo “Zonja Bonucci” është një “magnet” i vërtetë në rrjetet sociale! Edhe një herë është kënaqur duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave të saj të shumtë në Instagram. Para së gjithash, Martina pyetet nëse iu përgjigjet të gjithëve. Ajo pranon se zgjedh vetëm disa pyetje; të cilave do t’iu japë shikueshmëri dhe përgjigje.

Një nga pyetjet më kurioze ishte si vijon: “Parapërgatitje apo direkt e në temë (aktin seksual)?” Dhe ajo përgjigjet: “Varet nga rastësia”. Më tej pyetet nëse e ndërmerr iniciativën ajo apo burri i saj, kur bëjnë seks. Ajo përgjigjet: “Varet se kush ka më shumë dëshirë”. Këto janë vetëm dy nga shumë pyetjet “me spec”, që Martina Maccari iu është përgjigjur.