Gruaja e trafikantit të njohur meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit për dyshimin e përfshirjes në një rrjet droge.

Kjo u njoftua nga autoritetet amerikane.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe meksikane, pritet të paraqitet të martën para një gjykatësi federal.

Burri i saj, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa dhe konsideruar trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë në atë kohë, u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara në korrik 2019 dhe po vuan dënimin e tij në një burg të sigurisë maksimale.