Kjo nënë e re krenare po bën bujë në internet – dhe në ujë – pasi filmoi veten duke lindur fëmijën e saj në valët e Oqeanit Paqësor. Josy Peukert postoi videon e saj origjinale në Instagram në shkurt, por tani është duke arritur mbi 200.000 shikime falë përhapjes “virale” në rrjetet sociale.

Lindja e pazakontë e 27-vjeçares në ujë ka rezultuar trullosëse për komentuesit që e përshëndesin atë, por i kujtojnë edhe rrezikun për foishnjën. Megjithatë, ajo “zhytet” menjëherë teksa shpjegon motivimin e kësaj lindjeje.

“Sepse kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo është ajo që bëra”, – tha Peukert për “Jam Press” mbi lindjen e saj speciale. Mamaja-sirenë e detit tha se ishte frymëzuar të bënte një “lindje falas”, që do të thotë lindje pa asistencë, madje mes ujërave, sepse donte të tregonte se çfarë mund të bënte trupi i femrës vetë, pa ndërhyrjen tradicionale mjekësore.

“E kam pasur këtë ide në kokën time, doja të lindja në oqean, – shpjegoi Peukert, e cila u transferua në Nikaragua nga Gjermania. – Për javë të tëra monitorova valët dhe kështu, kur ishte koha e duhur për të lindur, e dija se oqeani do të ishte i sigurt për ne”.

Kur më në fund shkoi në lindje më 27 shkurt, fëmijët ekzistues të Peukert shkuan për të qëndruar me miqtë, ndërsa burri i saj Benni Cornelius, 42 vjeç, e çoi atë në plazh me peshqir, garzë etj.

Pikërisht atëherë ndodhi magjia detare. Në videon prej 50 sekondash, nëna mund të shihet e gjunjëzuar në surf ndërsa i nënshtrohet kontraktimeve të saj. Pamjet mbyllen pas lindjes, duke treguar nënën e gëzuar në ujë teksa shtrëngon fëmijën e saj të porsalindur, i cili ende e ka të lidhur kordonin e kërthizës.

“Valët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, kjo rrjedhë e qetë më bëri të ndihesha shumë mirë, – e përshkroi Peukert episodin e lindjes në det. – Rëra e butë vullkanike nën mua më kujtoi se nuk ka asgjë tjetër midis parajsës dhe tokës, vetëm jetë. Nuk kisha asnjë frikë apo shqetësim për të mirëpritur një shpirt të ri të vogël në jetën tone. Ishim vetëm unë, partneri im dhe dallgët. Sa bukur!”