Ylli Baka është një nga artistët më të dashur në Shqipëri dhe pa dyshim një zë mjaft i pëlqyer nga fansat e muzikës popullore shqiptare. I ftuar së fundmi në emisionin ‘Rudina’, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të zonjave të publikut lidhur me jetën e tij.

Dhe në përgjigjet e Ylli Bakës nuk munguan as dozat e humorit dhe batutat me zonjat e publikut, ndërsa tregoi rreth fobive të tij, gatimit të preferuar etj.

-Kush e mban llogarinë në shtëpinë tuaj, ti apo gruaja jote?                     

Ylli Baka: Pse ti nuk e mban në shtëpi o zonjë? Po gratë e mbajnë llogarinë. Burrat punojnë, gratë  llogarojnë.

Rudina Magjistari: I dorëzoni në shtëpi një më një, të gjitha një më një, kokërr më kokërr?

Ylli Baka: Po do mbajmë dhe ndonjë lek me vete se…

-Cila është fobia më e madhe? Nga çfarë ke më shumë frikë ti, kush të tremb?

Ylli Baka: Ia kam thënë edhe Rudinës, tërmeti është shumë…obobo!

-Jemi kuriozë, çfarë pjate është e preferuara jote dhe a dini të gatuani?

Ylli Baka: Njësh jam për të gatuar.

-Për shembull?

Ylli Baka: Sallata më pëlqen shumë.

-Sallata me çfarë? Gjëja më e vështirë?

Ylli Baka: Sallata jeshile dhe e dyta, si nga jugu që jam, nga Tepelena, na pëlqen një çikë ai mishi.

Rudina Magjistari: I pjekur?

Ylli Baka: I pjekur, por jo shumë.

Rudina Magjistari: Jo shumë, me pak raki Skrapari?

Ylli Baka: Edhe nga Përmeti.

-Gjatë koncerteve ju keni fansa edhe gra edhe burra. Ka më shumë gra apo burra nga fansat e tu?

Ylli Baka: Nuk i ndaj dot, por burra e gra.

-Po gruaja bëhet xheloze?

Ylli Baka: Jo, nuk bëhet xheloze