Të gjithë e njohim grupin muzikor BTS, që prej disa kohësh është kthyer në grupin e preferuar të shumë të rinjve në të gjithë botën.

E së fundmi, duket se ky grup do të ‘shkëputet’ paksa nga muzika, për t’iu bashkuar…ushtrisë së Koresë së Jugut për shërbimin kombëtar.

Ky lajm i jep fund diskutimeve nëse yjet e K-pop mund të përjashtohen apo jo nga detyrat ushtarake, teksa të gjithë burrat e aftë për punë, nga mosha 18-28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë këtë shërbim për gati dy vite.

Anëtarët e grupit të famshëm muzikor ishin lejuar ta shtynin fillimin e këtij shërbimi derisa të mbushnin moshën 30 vjeç, teksa anëtari më i madh i grupit, Jin është aktualisht 29 vjeç.

Të 7 anëtarët e grupit planifikojnë të vazhdojnë me shërbimin e tyre ushtarak. “Si kompania dhe anëtarët e BTS mezi presin të mblidhen përsëri si grup rreth vitit 2025 pas angazhimit të tyre të shërbimit.”, shprehej kompania e tyre e menaxhimit në një deklaratë.