Pep Guardiola ka nërë disa deklarata në lidhje me vështirësinë që ekziston për të fituar në Champions League. Pas ndeshjes së barazuar kundër Copenhagen, spanjolli ka thënë:

“Champions League është shumë e vështirë që të fitohet sepse Real Madrid është gjithmonë aty. Kundër Cipenhagen-it kemi marrë një pikë të mirë sepse nuk është e lehtë të çosh deri në fun një ndeshje 10 kundër 11. Jam shumë i kënaqur për paraqitjen e ekipit.

Trajneri i Manchester City-t ka komentuar edhe zgjedhjen për ta lënë në stol Erling Haaland për ndeshjen e luajtur të martën në mbrëmje në Champions:

“Ka qenë shumë i lodhur në fundin e ndeshjes kundër Southampton dhe në ditët e fundit nuk ka rikuperuar në mënyrën e duhur”, ka thënë Pep.

“Ndihej pak më mirë para ndeshjes, por kemi vendosur ta lëmë pushim për  të mos rrezikuar ndonjë dëmtim”, ka sqaruar trajneri spanjoll.

Sulmuesi norvegjez është arsyeja kryesore pse Manchester City shihet si një nga skuadrat favorite për të triumfuar në këtë sezon të Champions League, që është edhe objektivi kryesor i klubit.