Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Eric Garcias. Mbrojtësi dëshiron t’i bashkohet ekipit të Barcelonës dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe tekniku spanjoll.

“Shpresoj që Eric të mos largohet tani, por ndoshta ka njerëz në Barcelonë, që dinë më shumë se unë. Nuk e di ç’do ndodhë, por ai mund të largohet. Të shohim”, – tha Guardiola.

Numri një i stolit nuk dëshiron të humbasë 19-vjeçarin, por duket se nuk ka më shumë në fuqi. Guardiola beson se lojtari me shumë mundësi do të nënshkruajë te Barca.