Sot luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Anglisë mes Manchester United dhe Manchester City, por te miqtë rastet me Covid-19 janë shtuar sot. Përmes një deklaratë në rrjetet sociale, Manchester City ka deklaruar se edhe 3 persona të tjerë kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Bëhet fjalë për portierin Scott Carson, mesfushorin Cole Palmer dhe një anëtar të stafit të trajnerit Guardiola. Ndërkohë që, më herët, 2 lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë te City, si sulmuesi Gabriel Jesus e mbrojtësi Kyle Walker, ndërsa 3 të tjerë janë futur në karantinë si masë paraprake.
NEWS | We can confirm that Scott Carson, Cole Palmer and one member of staff have tested positive for COVID-19.
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/HlU0alDdjW
— Manchester City (@ManCity) January 6, 2021