Gurët në veshka, ose njohur ndryshe edhe si nefrolitiazë, formohen kur ka një rritje të substancave gur-formuese në urinë ose një ulje të vëllimit të urinës.
Nëse nuk trajtohen si duhen, gurët mund të krijojnë edhe komplikime për shëndetin, teksa edhe dhimbjet që shkaktojnë janë shumë të forta.
Megjithatë, përmes dy metodave natyrale, ju mund t’i eliminoni këto gurë në veshka, teksa keni parasysh se duhet të konsultoheni edhe me mjekun.
Metoda e parë është ajo e përzierjes së vajit të ullirit me limonin. Në një shishe qelqi me ngjyrë të errët, përzieni gjysmë litri vaj ulliri dhe gjysmë litri lëng limoni. Kini parasysh që të dyja duhet të jenë bio. Tundeni përzierjen dhe lëreni për një javë në një vend që nuk depërton drita. Konsumoni nga një lugë çdo mëngjes dhe pas një jave bëjeni sërish.
Metoda e dytë është ajo e përzierjes së birrës me limonin. Në një neë përzieni një gotë limon, 200 ml birrë, gjysmë gote vaj ulliri dhe disa gjethe nga pema e ullirit. Përziejeni dhe lëreni ashtu për 12 orë. Pastaj filtrojeni dhe pini 2 lugë gjelle çdo ditë, para mëngjesit dhe pasi të keni ngrënë mëngjes.