Nëntë gola në pesë ndeshje. Ky ka qenë prezantimi i frikshëm i Erling Haaland në ndeshjet e para të luajtura me fanellën e Manchester City-t.

Sulmuesi norvegjez ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm me Premier League dhe ka realizuar dy tregolësha radhazi, kundër Crystal Palace dhe Nottingham Forest.

Shifra këto që frikësojnë rivalët e skuadrës së Guardiola-s dhe që kanë mrekulluar një ish-Top të Artë si Michael Owen:

“Ky djalosh do të thyejë çdo rekord të mundshëm. Është shumë i fortë, shumë i shpejtë dhe i pandalshëm para portës”, ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë.

“Për më tepër, luan te një skuadër që krijon shumë raste për gol. Gjithçka që duhet të bëjë është të shmangë dëmtimet”, ka qenë komenti i Owen në Twitter.