Goleadori Erling Haaland është mbiquajtur “Daemon” nga shokët e tij të skuadrës te Manchester City falë ngjashmërisë së tij të jashtëzakonshme me Daemon Targaryen nga seriali televiziv House of the Dragon.
Sulmuesi norvegjez ka pushtuar Premier Ligën, duke shënuar nëntë gola të pabesueshëm tashmë këtë sezon – duke përfshirë dy “hat trick”.
22-vjeçari ka një ngjashmëri të çuditshme me personazhin e luajtur nga aktori Matt Smith në serialin prequel të “Game of Thrones”.
Të mërkurën mbrëma, Haaland shënoi tre gola në vetëm 38 minuta gjatë fitores 6-0 të City-t ndaj Nottingham Forest, duke dëshmuar se ai është një “Daemon” në zonën e rreptësisë.
Pseudonimi ka ngecur në dhomën e zhveshjes, me lojtarë si John Stones dhe Phil Foden që janë të mahnitur nga talenti i Haaland.
Një burim i brendshëm i klubit tha: “Disa nga lojtarët janë fansa të mëdhenj të House of Dragon dhe i kanë përmendur Erling-ut se sa shumë i ngjan Daemon-it.
“Atij i pëlqejnë shakatë dhe mendon se është argëtuese. Daemon është i paparashikueshëm dhe po ashtu edhe Erling, kështu që edhe personaliteti i tyre përshtatet”.
Edhe tifozët duket se janë dakord me pseudonimin e ri, duke bërë shaka në Twitter: “Nuk e dija që Daemon Targaryen luan për Man Cityn me pseudonimin Haaland “.
Një tjetër tha: “Përveçse është një futbollist i mrekullueshëm, ErlingHaaland është i shkëlqyer si Daemon Targaryen në House of the Dragon”.
Daemon është vëllai i vogël i paqëndrueshëm i mbretit Viserys i cili njihet si Princi Rebel. Ai mendohet të jetë i radhës për t’u ulur në Fronin e Hekurt, derisa mbreti Viserys emëron princeshën Rhaenyra si trashëgimtare të tij. Ai është një luftëtar me përvojë që kalëron dragoin Caraxes.