Nga Borussia Dortmund te Manchester City, rezultati nuk ndryshon. Erling Haaland rezulton të jetë një fenomen. “Hat-trick” në ndeshjen kundër Crystal Palace, që shënoi përmbysjen nga skuadra e Pep Guardiolës, është vetëm konfirmimi i fundit.

Përveç cilësive të padyshimta fiziko-teknike dhe stërvitjeve ekstra, duket se performanca e jashtëzakonshme e norvegjezit varet edhe nga stili i tij i jetesës. Haaland praktikon filozofinë e Dave Asprey për “kontrollin e ndërgjegjshëm” ose “Biohacking”.

Kjo filozofi jete nënkupton: zgjohuni herët, ecni në gjelbërim, mundësisht në agim, mbrohuni në perëndim të diellit nga burimet e ndotjes vizuale me lente të veçanta blu, ushqim i kontrolluar, karbohidrate shumë të kufizuara, doza e duhur e proteinave, sa më pak yndyrë, shumë peshk.

Dhe si shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, Haaland ka shefin e tij të besuar të kuzhinës, i cili ia përgatit ushqimet çdo ditë. Për të nuk ka ushqime të pasura me sheqerna, miell të bardhë dhe të rafinuar, yndyrna të ngopura, ushqime të skuqura, alkool.

Këto janë ushqime që ndezin trupin, nuk japin energji, në të vërtetë e kufizojnë atë. Drita jeshile për frutat dhe perimet, peshkun, mishin, arrat e pasura me yndyrna të mira. Është e nevojshme të rafinojë trupin për të njohur ushqimet që mund t’i shkaktojnë intolerancë, të identifikojë ushqimet që shkaktojnë ënjtje, parehati, probleme me tretjen.

Pushimi i natës është i rëndësishëm: asnjëherë më pak se 7 orë në natë, gjithmonë shko në shtrat në të njëjtën kohë dhe zgjohet në të njëjtën orë çdo mëngjes. Para se të flejë iu kushton gjysmë ore disa ushtrimeve joga, lexon ndonjë libër.

Qëndron larg çdo forme të dritës së jashtme, një burim ndotjeje nga drita e dëmshme për hormonet, dëgjon rrahjet bionatyrale për të lejuar trurin të rimbushet.