Vazhdon forma e shkëlqyer e Erling Haaland me fanellën e Manchester City-t. Pas tre golave të shënuar tri ditë më parë kundër Crystal Palace, norvegjezi e ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen që po zhvillohet në Etihad kundër Nottingham Forrest pas vetëm 12 minutash lojë.
Erling ka kapur në befasi mbrojtjen dhe portierin mike me një lëvizje të zgjuar në zonën e rreptësisë pas një pasimi të dhënë nga Phil Foden.
Erling Haaland kryeson renditjen e golashënuesve të Premier League me plot shtatë gola të shënuar në pesë ndeshjet e luajtura deri tani.
VIDEO – GOLI I HAALAND – VIDEO