Duket si një lojë fëmijësh për Eerling Haaland të shënojë gola. Nuk ka problem nëse është Bundesliga apo Premier League, norvegjezi di vetëm të shënojë.

Ylli i ri i Manchester City-t ka realizuar tre gola në 38 minuta kundër Nottingham Forrest, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të kampionatit anglez.

GOLI I DYTE I HAALAND – VIDEO

Pasi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të, norvegjezi e ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 23-ën pas një gafe të portierit dhe e ka trefishuar atë në të 38-ën me lehtësi.

Haaland (5 ndeshje) ka barazuar tani Harry Kane (26 ndeshje) për numrin e golave të shënuar në muajin gusht në Premier League (8).

GOLI I TRETE I HAALAND – VIDEO